JOQ Albania
Home

U zgjua me një ndjesi të çuditshme e dhimbje, burri zbulon merimangën që po i jetonte në vesh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/10/2019 21:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë u zgjua me një ndjesi të çuditshme ‘brenda’ kokës dhe zbuloi se brenda njërit prej veshëve të tij po jetonte një merimangë.

Liam Gomez nuk po ndihej mirë kur u zgjua, dhe mund të ndjente një zhurmë të pazakontë në kokë, veç këtyre kishte edhe dhimbje veshi e marramendje.

Pasi mori në telefon të punës dhe u tha që nuk mund të shkonte pasi ishte sëmurë, 27-vjeçari hodhi ca vaj ulliri në vesh me shpresën se mund të qetësohej.

Por dhimbja vazhdoi kështu që ai futi një kunjë pambuku për të parë se çfarë nuk po shkonte mirë.

Dhe pikërisht në këtë moment ndodh ajo që s’pritej, teksa nxirrte kunjën jashtë, ai pikasi këmbët e merimangës të kapura pas saj.

Gomez, më pas nisi ta nxirrte insektin duke përdorur një karficë flokësh dhe një tjetër kunjë pambuku, pjesë pas pjese.

Liam shpjegon:

Në fillim thjesht doja ta nxirja sa më shpejt nga veshi pasi i urrej merimangat. Por, pasi u qetësova pak fillova të mendoja: ‘Kjo po është alamet historie për ta treguar në Facebook.’”

Gomez, i cili tashmë është betuar që nuk do flerë më pa i mbuluar veshët, tha që një natë më parë kishte prishur një fole merimangash.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania