Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një hotel në ndërtim e sipër në New Orleans u shemb.
Pamjet e frikshme të publikuara në mediat sociale tregojnë sesi ndërtesa ‘shkërmoqet’ e gjitha e rrëzohet në tokë duke lënë pas vetëm një re pluhuri.
Hoteli i ri, "Hard Rock" ndodhet në Rrugën Canal, shumë pranë qendrës së qytetit dhe një vend i vizituar shumë nga turistët.
Pas rrëzimit, në vendin e ngjarjes shkuan me urgjencë ekipe të departamentit të zjarrit dhe policisë, ndërsa autoritetet konfirmuan më vonë me anë të një konference për shtyp se një person ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë po kërkohen.
Video të ndryshme të shpërndara në Twitter tregojnë momentin e frikshëm kur ndërtesa rrëzohet si të ishte e bërë me rërë.
Disa nga punonjësit e ndërtimit ishin ende duke punuar kur ndodhi incidenti ndërsa ende nuk ka një shifër zyrtare për të plagosurit.
Një prej dëshmitarëve tha për mediat:
Hoteli i ri pritej të hapej në pranverë të vitit 2020, dhe do të kishte 350 dhoma për klientët si dhe 62 dhoma të lira për blerje.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania