Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për pedagogun e Elbasanit, Denis Himçin, i cili kërkonte favore seksuale në këmbim të notës.
Pedagogu Himçi u kap në një video të fshehtë ndërsa i kërkonte puthje dhe favore seksuale një studenteje që kishte mbetur në shumë provime. Nga kjo, ka nisur hetimi edhe për disa pedagogë të tjerë të Universitetit të Elbasanit.
Denis Himçi u arrestua nga policia e Elbasanit, ndërsa Universiteti vendosi pezullimin e tij nga detyra.
Pas arrestimit pedagogu kaloi një situatë të vështirë shëndetësore dhe psikologjike dhe u mësua se ai u dërgua me urgjencë në QSUT pas një goditje në zemër.