Reja: Bëmë lojë perfekte, ja me kë u inatosa në fundin e ndeshjes

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11.10.2019, 23:34

Shqipëria u mund sot 1-0 në Turqi, ndërsa trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas ndeshjes duke komentuar lojën e zhvilluar nga ekipi i tij.

Reja u shpreh se skuadra ka pësuar rritje duke shtuar se ndeshja ishte thuajse perfekte. Italiani thotë se është kënaqur me lojën e djemve të tij në fushë dhe kjo situatë sipas tij është optimiste për të ardhmen.

Ai u shpreh:

Nuk jam i zhgënjyer se kemi bërë një ndeshje thuajse perfekte. Megjithatë, duhej ta mbyllnim se kishim 2-3 shanse dhe nëse do të kishim shënuar Turqia do ta kishte shumë më të vështirë, është fatkeqësi që pësuam këtë dëmtim në minutë të fundit e nuk e meritonim. Djemtë janë të mërzitur të gjithë, i gjithë populli shqiptar se kishim një shans të mirë për të shkuar në Europian, nuk është thënë ende fjala e fundit, por është thuajse e pamundur që të shkojmë në Europian, nuk kishim fatin me vete.
Ndonjëherë gabuam ndonjë pasim por ndodh se janë agresivë, kanë skuadër teknik dhe fizike, por i vendosëm në vështirësi edhe taktikisht, nuk mund t’i thuash asgjë për lojën e Shqipërisë gjë që mund të ndodhë, duhet të jesh më vendimtar në momentet e shënimit, kur të jepen duhen futur në rrjetë, jo se djemtë nuk duan ët shënojnë, pro duhet të jenë më efikas para portës e t’i fusin në rrjetë. Nëse nuk shënon, atëherë humb ndeshjet siç ndodhi.
Në fund të ndeshjes isha shumë i inatosur, por jo me lojtarët, me fatin e keq, që nuk na ndihmoi shumë në momentet e rëndësishme, u thashë që kanë bërë ndeshje të mirë, u bëra komplimente një nga një, se nuk ishte asnjë poshtë. E prisja këtë ndeshje se e dija që skuadra po rritet, kishim një test shumë të rëndësishëm dhe ky duhet të na japë siguri të nisemi, mund të luajmë kudo, se nëse luajmë si të barabartë e ndoshta superiorë ndaj këtij ekipi e me këtë atmosferë. Në këtë pikëpamje rritja na ka qenë, ka ende gjëra shumë ët vogla që duhet të rregullojmë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit