JOQ Albania
Home

Tifozët kuqezinj me përkrenare dhe qeleshe “pushtojnë” Stambollin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/10/2019 18:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sonte në mbrëmje luhet në Stamboll, në stadiumin e Fenerbahces, ndeshje Turqi-Shqipëri e vlefshme për eleminatoret e Europianit "EURO 2020".

Disa orë para ndeshjes, tifozët kuqezinj me përkrenare, qeleshe dhe flamuj kuqezi, kanë nisur të mbushin rrugët e Stambollit. Ata janë organizuar për përballjen e sotme dhe pritet që në stadium të jenë rreth 2500 të tillë.

Pasi të grumbullohen të gjithë në një vend-takim, ata do të marshojnë drejt stadiumit, për t’u akomoduar në tribunën përkatëse për të mbështetur çunat e kombëtares.