JOQ Albania
Home

Historia dhe kultura po na rrënohet, pamje trishtuese nga shtëpia muze e Avni Rustemit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2019 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shkak të problemeve të shumta që Shqipëria ka, rrallë herë na ndodh të kthejmë sytë nga historia dhe trashëgima jonë kulturore. Të ndodhur mes krizave politike dhe vjedhjeve që na bëhen përditë me tendera dhe PPP harrojmë të shkuarën dhe ata që kanë luftuar për të ardhmen tonë.

Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me Avni Rustemin, figurën e madhe politike dhe patriotike që dënoi për herë të parë personat që tradhëtojnë Shqipërinë. Shumë pak e dinë që shtëpia muze e Avni Rustemit po bashkëjeton me shkatërrimin. Pikërisht për këtë shtëpi janë dëgjuar me mijëra premtime për restaurimin e saj, por duket se përtej premtimeve, rrënimi e harresa janë ulur këmbëkryq në këtë banesë, muret e tavanet e së cilës tashmë janë shembur plotësisht.

Një panoramë trishtuese të shfaqet sapo kalon pragun e derës të kësaj banese dykatshe, një nga më të bukurat në Libohovë. Çatia e dëmtuar nga reshjet, mund të rrëzohet në çdo moment, ndërkohë që lagështira ka depërtuar në ambientet e brendshme të shtëpisë. Shtëpia është vërtet në një gjëndje tepër të mjerueshme dhe skandaloze.

Foto dëshpëruese kanë mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA ku sytë e kulturës mbushen me lot dhe zyrtarët e ministrisë heshtin të paturpëruar. Me duart tanë po vrasim kulturën dhe historinë tonë që aq shumë na e vlerësojnë.

Fondet për restaurim janë të pamjaftueshme thoshte gjatë mandatit të parë ministrja Mirela Kumbaro, e ndërsa sot pas katër vitesh paratë tona vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për shtëpinë e figurës së rëndësishme shqiptare. Por ama kujtojmë se fondet tona janë të mjaftueshme për të bërë një monument në mes të Tiranës me viktimat e grushtit të shtetit në Turqi apo për të ndërtuar kërpudha rreth e rrotull kryeministrisë.

Në qoftëse nuk ruajmë kulturën tonë, si mund të harxhojmë për t’u ‘lëpirë’ të tjerëve?

JOQ ALBANIA