Messi: Ronaldo më mungon, ja te cili ekip do e mbyll karrierën

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09.10.2019, 16:48

Ylli i Barcelonës, Leo Messi e ndjen se këto janë vitet e fundit në karrierën e tij, pasi mosha kalon dhe muskujt nuk janë më dhe aq të freskët si para disa vitesh.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për "RAC1" argjentinasi ka zbuluar ekipin ku do e mbyllë karrierën si dhe ka deklaruar se i mungon Ronaldo.

Leo u shpreh:

Ideja ime është të jetoj gjithmonë në Barcelonë dhe ta mbyll karrierën pikërisht këtu. Kjo pasi unë ndihem mirë në këtë qytet, gjithashtu edhe fëmijët e mi.
Rinovimi? Për momentin nuk ka asgjë, por me klubin ne nuk kemi pasur kurrë probleme, dhe rinovimi ka qenë gjithmonë i thjeshtë. Nëse më duan, unë të qëndroj këtu përgjithmonë.
Pensionimi? Nga viti në vit e shikoj veten se si jam, nëse mund të vazhdoj ose jo. Mund të them se në moshën 35-36 vjeçare, unë mund të mos jem në gjendje të lëviz.
Ronaldo? Më mungon Ronaldo, do të doja që ai të kishte qëndruar te madrilenët. La Liga ishte më e fortë me prezencën e tij. Të gjithë u befasuam kur ai u largua, nuk e dimë arsyen. Reali po e ndjen mungesën e tij.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit