JOQ Albania
Home

U rrëzua nga kali, adoleshentja përfundon duke mbajtur një pjesë të nofullës në dorë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/10/2019 11:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshente ka mbajtur një pjesë të nofullës së saj në duar pas një aksidenti të rëndë që ndodhi ndërsa ecte me kalë një rrugë fshati.

15-vjeçarja Emily Eccles, u lëndua rëndë pasi kali u tremb nga zhurma e një makine dhe e përplasi tek një gardh me kangjëlla. Pas incidentit të rëndë, një pjesë e nofullës së saj mbahej në vetëm 1 cm lëkurë ndërsa pjesën tjetër po e mbante ajo vetë.

Mjekët që e trajtuan u shprehën për mediat se ky rast ishte më i rëndi që kanë parë jashtë një zone lufte.

Por, falë punës së mirë të bërë nga një prej kirurgëve më të talentuar në rindërtimin e fytyrës, plagët e saj janë shëruar vetëm brenda pak muajve.

Emily thotë se ajo mban mend që kapi diçka të kuqe përballë fytyrës ndërsa rrëzohej prej kalit në një rrugë fshati afër Baslow në Derbyshire.

Incidenti i frikshëm ka ndodhur në gusht.

Adoleshentja tha:

Thjesht shikova poshtë dhe thashë ‘Nuk e di se çfarë është ajo gjëja."

Por pasi u fut në ambulancë, 15-vjeçarja pa dhëmbët dhe kockat dhe tha ‘ajo aty është nofulla ime?"

Duke mbajtur pjesën e poshtme të fytyrës në duar, ajo u dërgua në Spitalin e Fëmijëve Sheffield, ku një kirurgu Rikardo Mohamed-Ali i rindërtoi fytyrën në një operacion që zgjati pesë orë e gjysmë.

Burimi:Metro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania