Kishte veshur jelekun e verdhë gjithë ditën, punonjësi përfundon me djegie serioze në shpinë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.10.2019, 19:39

Një mjeke në Australi ka ngritur alarmin për punëtorët që punojnë me jelek të verdhë në kohë me diell.

Dr. Iona Vlad ka paralajmëruar punonjësit që i mbajnë këta jelekë gjatë ditës që të kenë kujdes pasi një pacient u paraqit tek ajo me djegie të shkallës së parë për shkak të shiritave që ka jeleku.

40-vjeçari u paraqit në spital pasi kishte djegie në shpinë në një zonë që kishte marrë formën e shiritit të jelekut që mbante veshur. Ai tregoi se e kishte kaluar ditën duke punuar në diell dhe kur po zhvishej arriti të kuptonte se çfarë shenje i ishte krijuar në shpinë.

Pasi u kontrollua nga mjekia Iona Vlad, kjo e fundit arriti në përfundimin se bëhej fjalë për djegie të shkallës së parë.

Doktoresha shkruante rreth kësaj çështjeje në Australian Medical Journal:

Pacienti... e kishte me detyrim që të vishte jelekun gjatë gjithë ditës së punës dhe thotë se shiriti që ka në jelek, që shërben për t'u dalluar' bëhet ekstremisht i nxehtë kur ai punon në diell."

Djegia në këtë rast u trajtua me krem aloe vera ndërsa pacientit iu dha edhe një qetësues për dhimbjet.

Vlad shpjegoi më tej se shiriti retro-reflektiv vihet zakonisht në veshje pune dhe si qëllim ka që të rrisë 'dukshmërinë' e personit që e ka veshur, sidomos gjatë natës.

Kështu, mjekia sygjeron që këta jelekë është më mirë të mbahen vetëm natën pasi në ditë me diell mund të shkaktojnë edhe djegie.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit