“Për 30 vjet e keni bërë m*tin mullar”, Landi i WSF s’përmbahet ndaj politikës shqiptare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.10.2019, 17:58

Ditën e djeshme Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes nga posti i kryeministri të Ramush Haradinajt.

Fituese e zgjedhjeve u shpall Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, me një diferencë të ngushtë votash me Lidhjen Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga Isa Mustafa, por si kandidate për kryeministër u vendos nënkryetarja e kësaj force politike, Vjosa Osmani.

Procesi demokratik i zgjedhjeve në Kosovë u vlerësua edhe nga politikanët shqiptarë, të cilët nuk hezituan të përdorin shprehjen: "Merrni shembull nga Kosova".

Ky reagim i politikanëve shqiptarë nuk është pritur mirë nga këngëtari i grupit "West Side Family", Landi Hysi, i cili ka shpërthyer kundër këtyre të fundit në një postim në Instagram.

Landi shkruan me ironi se politikanët shqiptarë pasi e kanë bërë m*utin mullar për 30 vjet, dalin e thonë se duhet marrë shembull nga Kosova.

Këngëtari e ka shoqëruar postimin edhe me dy shprehje nga filmat "Njeriu me Top" dhe nga filmi "Në fillim të Verës".

Reagimi i plotë:

Pas 30 vitesh e pasi kanë bërë m*tin mullar, dalin ca e thonë: "Merrni shembull nga Kosova!" Ha gjizë Agush, se të bën esëll. Toka jonë nuk i duron çibanët e huaj zoti Gjeneral, vetëm çibanët vendas!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit