JOQ Albania
Home

Rekord i ri botëror/ Ky është aktori që ka qëndruar për më shumë se një orë me sy vetëm të hapur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/10/2019 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që shumë prej nesh mezi mund të rrinë disa sekonda pa i mbyllur dhe hapur qepallat, aktori Paolo Ballesteros arriti që të vinte një rekord, jo-zyrtar, botëror.

Ballesteros arriti që për më shumë se një orë të mos i mbyllte fare kapakët e syve.

Edhe pse mund të tingëllojë si një gjë e lehtë, të gjithëve mund të na ketë qëlluar që t’i kemi mbajtur sytë hapur më shumë se zakonisht dhe kjo është një eksperiencë disi e dhimbshme.

Sytë fillojnë të djegin dhe mund të ndjesh çdo lloj molekule pluhuri që të hyn në sy, më pas ndjen teksa thahen dhe lotët vijojnë të dalin si formë mbrojtëse.

Aktori nga Filipinet arriti që t’i mbante sytë hapur për një orë, 17 minuta e tre sekonda, dhe këtë e bëri në programin televiziv Eat Bulaga! këtë fundjavë.

Ky program ka një pjesë të quajtur ‘No Blinking Challenge’ dhe Ballesteros arriti që ta mundte bindshëm kolegen e tij Pauleen Luna.

Përpara rekordit të aktorit, Luna i kishte mbajtur sytë hapur për 30 minuta e 44 sekonda.

Ndërkohë që mundohej t’i mbante hapur, sytë e Ballesteros filluan avash-avash të mbusheshin me lot, gjithsesi ai e mbajti veten derisa vendosi një rekord të ri botëror. Edhe pse ende jo zyrtar.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania