Kërkimet e tyre ndihmojnë në betejën kundër kancerit, këta janë fituesit e Nobelit për Mjekësinë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.10.2019, 14:07

Ditën e sotme janë shpërndarë çmimet Nobel në Mjekësi për vitin 2019.

Këtë vit çmimi i madh i është dhënë tre shkencëtarëve nga Anglia e SHBA-të, William Kaelin Jr., Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.

Tre shkencëtarët kanë marrë Nobelin për Mjekësinë për kërkimin që kanë bërë lidhur me mënyrën në të cilën reagojnë qelizat njerëzore ndaj ndryshimit të nivelit të oksigjenit.

Duke njoftuar çmimin në Institutin Karolinska, Stokholm të hënën, komiteti i Nobel tha se me punën e tyre, tre shkencëtarët kanë hapur rrugën për strategji të reja dhe premtuese për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera.

Fituesit e këtij çmimi për vitin 2019, sipas komitetit, kanë identifikuar mekanizmin molekular që rregullon aktivitetin e gjeneve në përgjigje të ndryshimit të niveleve të oksigjenit.

Komiteti shpegoi më tej se rëndësia e oksigjenit dihej me kohë, por sesi qelizat përshtaten ndaj ndryshimeve të nivelit të tij, kjo mbetej e panjohur.

Randall Johnson, anëtar i komitetit, u shpreh se zbulimet e treshes tashmë do të shtohen në librat shkollorë.

Ai u shpreh:

Kjo është diçka që do të mësojnë nxënësit në lëndën e biologjisë, në moshën 12-13-vjeçare apo edhe më të vegjël..ata do të mësojnë mënyrat fondamentale sesi qelizat funksionojnë..."

Sa i përket fituesve, Kaelin është nga Nju Jorku dhe i ka vazhduar kërkimet nga laburatori i tij tek Instituti Dana-Farber për Kancerin në Boston dhe që prej vitit 2002 është pedagog në Harvard Medical School.

Semenza, është gjithashtu nga Nju Jorku, dhe që prej vitit 1999 jep mësim në Universitetin Johns Hopkins ndërsa që nga viti 2003 është Drejtori i Programit të Kërkimeve Vaskulare në Institutin Johns Hopkins për Inxhinierinë e Qelizave.

Ratcliffe, ka lindur në Lancashire, Angli, ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Cambridge dhe ka themeluar një grup kërkimi të pavarur në Universitetin e Oksfordit, duke u bërë edhe profesor me kohë të plotë në vitin 1996.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit