E pastreha që u bë virale pasi këndoi në metronë e Los Angeles ka dhënë performancën e saj të parë. Emily Zamour performoi në koncertin e Historic Little Italy në San Pedro.
52-vjeçarja me origjinë ruse këndoi vetëm një këngë, atë që e bëri të famshme në stacionin e metrosë. Pas performancës ajo falënderoi turmën dhe ngriti vëmendjen për krizën e të pastrehëve në Kaliforni.
Zamour është prej dy vitesh e pastrehë. Ajo tha se përfundoi në rrugë, pasi violina që përdorte për të fituar para, u thye nga disa vandalë.
Pasi video e saj në metro duke kënduar u bë virale, producenti i nominuar për Grammy, Joel Diamond i propozoi asaj të nënshkruanin së bashku një marrëveshje për regjistrimin e këngëve.
Diamond ka mbi 50 vjet në industrinë e muzikës.