Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.
Incidenti ka ndodhur tek ish sheshi Shqiponja ndërsa sipas asaj që thonë qytetarët për JOQ Albania, për fat të mirë, nuk ka të lënduar.
Në disa pamje të ardhura fillimisht pranë redaksisë sonë duket se zjarri është ende në përmasa të vogla, por vonesa e zjarrfikëses ka bërë që automjeti të 'ndizej' i gjithi.
Një qytetar thotë për JOQ Albania se zjarrfikësja u vonua për 30 minuta dhe më pas kur erdhi nuk kishte as ujë.
Ai shprehet:
Nuk dihet ende se pse automjeti u përfshi nga flakët ndërsa sipas qytetarëve, 1 çift ndodheshin pranë makinës në gjendje të tronditur.