Qeni është një ndër kafshët më të dashura për njeriun.
Kjo kafshë cilësohet si miku më i mirë i njeriut dhe shquhet për besnikërinë që ka ndaj atyre që përkujdesen për to.
Jemi njohur me video ku qentë kanë rrezikuar jetën, madje edhe janë vetëflijuar për t'u shpëtuar njerëzve jetën.
Mirëpo në vendin tonë, ekziston një tjetër përqasje ndaj "kafshëve më të dashura për njeriun".
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video me pamje vërtet të rënda, ku një qen torturohet brutalisht.
Siç shihet dhe në video, një person e ka lidhur kafshën pas makinës dhe e tërheq atë zvarrë në rrugë pa kurrfarë mëshire.
Kafsha e gjorë shihet teksa përpëlitet nga dhimbjet, por drejtuesi i makinës as që do t'ia dijë për këtë gjë.
Pamjet e rënda janë filmuar në fshatin Qerret të Durrësit.