(Mos)Hapja e negociatave! Jemi regjistruar për patentë, por kemi shoferë të paaftë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.09.2019, 19:20

Vetëm pak ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hapi shampanjën për të festuar dritën jeshile që Gjermania dha për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pas kësaj feste alla-rilindase e përsëritur vit pas viti, sa herë që kryeministri prezanton pikturat në Gjermani, del një raport i cili thotë se drita ‘jeshile’ është me kushte.

Vendi me ekonomi më të fortë në Europë ka nëntë kushte për shqiptarët, që kryesisht janë kushte institucionale. Pra ajo që ka në dorë diçka më shumë se ne.

Përmendim këtu: 1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK 2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese 3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë 4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu 5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave 7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit 9.Reforma në administratë Nga kjo duket fare qartë që ngërçi i aderimit tonë është elita jonë.

Sipas Gjermanisë, Shqipëria thjesht është ‘regjistruar në kursin e patentës’. Provimi i teorisë dhe praktikës ka një rrugë të gjatë. Praktikisht, ata që na drejtojnë duhet të bëjnë shumë punë.

Një nga kushtet e hapjes së negociatave është edhe dialogu politik. Ky duket si kushti më i rëndësishëm, por më i vështiri. Partitë tona politike e kanë treguar ndër vite se nuk dialogojnë pa fituar diçka vetë, pra ndryshe si çdo provim patente, këta duan praktikën në fillim pastaj i prezantojnë teorinë ndërkombëtarëve.

Ajo që vuan më shumë është Shqipëria dhe shqiptarët, të cilët janë në rolin e automjetit të drejtuar nga shoferë pa patentë.

Tashmë shqiptarët nuk dinë çfarë të shpresojnë më parë! Të shpresojnë se negociatat do të hapen prej zemërgjerësisë së europianëve apo të presin që drejtuesit tanë të pajisen me 'patentën' e bashkëpunimit njëherë, pastaj të integrimit.

Në fundit të fundit një "PO" për ne shqiptarët është shumë e rëndësishme, edhe sikur pas saj të fshihet një "JO" e kuptimtë.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit