JOQ Albania
Home

Sëmundja e lidhur me cigaret elektronike/ Regjistrohen më shumë se 800 raste në SHBA, 13 persona humbin jetën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/09/2019 9:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me qindra amerikanë raportohet të jenë diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të lidhur me cigaret elektronike ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 13.

Njoftimin e kanë bërë autoritetet shëndetësore të enjten.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se janë konfirmuar 805 raste të kësaj sëmundjeje të rëndë të mushkërive, duke shtuar se 52% e tyre janë raportua vetëm një javë më parë.

Në këtë pikë, me këtë sëmundje ka të diagnostikuar pothuajse në çdo shtet.

Rastet kur pacientë kanë ndërruar jetë përfshijnë dy në Kaliforni, dy në Kansas, dy në Oregon dhe nga një në Florida, Georgia, Illinois, Indiana, Minnesota, Mississippi dhe Missouri.

Një rast fatal u njoftua nga zyrtarë në Mississippi nga autoritetet në vend të enjten dhe pak më vonë gjatë asaj dite u njoftua një tjetër në Oregon.

Kjo sëmundje mbetet ende misterioze por e vetmja gjë e përbashkët që kanë të gjithë pacientët është se të gjithë kanë tymosur cigare elektronike vazhdimisht.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania