Ramën e këshillon Fuga, Fuga i jep Ramës mendtë që merr nga sektori i 4-vjeçarëve?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.09.2019, 17:55

Mbrëmjen e djeshme një qytetar kishte rastisur të kishte përballë vetë “kokën” e qeverisë Rama, këshilltarin e kryeministrit dhe numrin 1 të propagandës të qeverisë, Endri Fugën. Atë që njihet mirë se nëpër biseda Whatsapp-esh u shitet punonjëseve të administratës sikur është mbi Ramën.

Qytetari e kishte parë vetë këshilltarin e KM, rastësisht në Apple Store në Manhattan (i cili sapo ishte inauguruar), i shoqëruar nga një burrë trupmadh me ngjyrë, i cili nuk dihet nëse e kishte njohur aty apo e kishte shoqëruar gjatë gjithë udhëtimit të tij në SHBA...

Qytetari shkruante se Fuga kishte shkuar për të blerë Iphone-in e fundit.

Ai i indinjuar thoshte:

Po blinte Iphone-in e fundit. Lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona.”

Megjithëse diçka e tillë mbeti si spekulim, Fuga bëri një reagim në Twitter dhe nuk i mohoi fjalët e qytetarit se kishte shkuar pikërisht në SHBA për këtë arsye.

Por ajo që ra në sy ishte pikërisht fotoja që kishte vendosur t’i kundërpërgjigjej akuzës së qytetarit.

Ai postoi një foto në një librari, pikërisht në sektorin e fëmijëve të quajtur “Sektori i Fillestarëve”. Në backgroundin e Fugës, duken qartazi tituj librash me emra kafshësh dhe jetesën e tyre në librat për fëmijët e moshës nga 4 vjeç e lart.

Ajo që edhe vetë Fuga e jep si mesazh është “Libri më i mirë se teknologjia”. Frazë kjo që padyshim duhet vlerësuar nga “koka” që i jep mend kryeministrit, por pyetja që po na vë në dyshim pas kësaj fotoje është sa ‘peshojnë’ këto mend që këshillojnë Ramën?

Mbase kanë kapacitetin e një fëmije 4 vjeç, ashtu si librat që Fuga lexon...?

Pak kohë më parë në një konferencë me gazetarët Rama u shpreh:

Ju nuk e besoni, jeni të lirë, por unë nuk lexoj, përveçse në raste të rralla që m’i rekomandon Fuga."

Këto dyshime shtohen edhe më shumë kur në disa raste dëgjojmë deklarata të pakuptimta të Ramës, në Kuvend apo në bashkëbisedime me qytetarët... kur ky i fundit përmend djalin e tij të vogël Zahon, por a janë në fakt ‘mendtë' e një 4-vjeçari që i ka dhënë Fuga pasi është mirëinformuar nga libraritë e “Sektorit të Fillestarëve” në Mahnattan?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit