JOQ Albania
Home

Alarmi në Shqipëri: Ky ilaç i rëndësishëm ka përmbajtje kancerogjene, mos e përdorni!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/09/2019 8:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ranitidina, një prej medikamenteve të rëndësishme për qetësimin e stomakut apo sëmundjeve që prekin atë, duhet të ndalohet në mënyrë urgjente së konsumuari. Sipas AKBPM, ky medikament ka parmbajtje kancerogjene.

Për këtë AKBPM i referohet të dhënave më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency).

Në njoftimin zyrtar të AKBPM thuhet:

Është publikuar njoftimi lidhur me përmbajtjen e lëndës N-Nitrosodimetlamine (NDMA), papastërti e gjendur në barna me lëndë aktive “Ranitidine” duke përfshirë këtu edhe barin "Zantac". "NDMA" është një lëndë që klasifikohet si kancerogjene, bazuar në disa teste laboratorike të kryera".

Për momentin ka pasur vetëm tërheqje vullnetare nga tregu, nga disa prej firmave që janë prodhuese dhe distribuese të këtij bari.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton profesionistët e shëndetit si dhe pacientët për këtë efekt anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë” .

Njoftimi është bërë edhe për Urdhrin e Farmacistit të Shqipërisë si dhe Urdhrin e Mjekut në mënyrë që për barin e rekomanduar apo përshkruar të jepet informacion për efektet anësore që mund të shfaqen tek pacienti.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/