Rritet ndjeshëm numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.09.2019, 17:56

Teksa në vend situata socialo-ekonomike vijon të mbetet e rënduar, numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil në vendet e BE-së, ka njohur sërish rritje.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Europiane të Mbështetësve të Azilantëve (EASO), mbi 14 mijë shqiptarë aplikuan për azil gjatë periudhës janar-korrik 2019.

Referuar të njëjtit burim, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil gjatë kësaj periudhe ka pësuar rritje të ndjeshme me 24%, krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

Papunësia, gjendja e rënduar socialo-ekonomike, varfëria dhe korrupsioni i përhapur thuajse në të gjitha institucionet, janë arsyet kryesore që detyrojnë mijëra të rinj, burra, gra e fëmijë, të largohen jashtë vendit, duke e parë këtë si zgjedhjen më të mirë.

Për periudhën Janar-Korrik të këtij viti, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të parë, por ka dhe nga ata që e provojnë sërish ndonëse janë refuzuar një herë. Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2019 kanë ikur pa e kthyer kokën pas rreth 2 mijë persona në muaj. Rritja e tendencës për t’u larguar është konstatuar që në muajt e fundit të 2018-s.

Ritmet e ikjes krahasohen me ato të vendeve të luftës, apo në konflikte të forta, duke e renditur Shqipërinë në listën e 10 shteteve me numër më të lartë aplikimesh, raporton "ABC". Në Korrik për shembull nga Shqipëria kishte 1995 aplikime gjithsej, ndërsa nga Siria kishte 6.543 nga Afganistani 5.040, nga Venezuela rreth 3.800 pa harruar faktin se këto shtete kanë një numër shumë të lartë popullsie krahasuar me vendin tonë.

Sa i përket numrit të njerëzve në të gjithë botën, të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shteti i tyre si pasojë e luftës apo dhunës, ka arritur një rekord të ri, në 28 milionë në vitin 2018.

Si pjesë e të dhënave të bëra publike nga Internal Displacement Monitoring Centre (IDMC), flitet kryesisht se më tepër se gjysma që i takon Lindjes së Mesme dhe Afrikës Subsahariane, por shpërngulje kanë parë edhe shumë shtete të tjera në botë.

Sipas hartës së raportit të IDMC, në Shqipëri njerëzit janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore, numri i të cilëve arrin në 110 në 2018, me ulje drastike nga një vit më parë që ishte 3.500.

Sipas raportit, nuk ka pasur konflikte që të detyrojë shtetasit shqiptarë të zhvendosen. Ndërsa shifra më e lartë raportohet në vitin 2015, përkatësisht 4.200 janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit