Dalin shifrat e para/ Më shumë se 1000 objekte të dëmtuara prej tërmetit, 50 banesa u shkatërruan plotësisht

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 14:58

Tërmeti i së shtunës nuk ishte ndjerë në vendin tonë për gati 30 vite dhe dëmet që shkaktoi ishin të shumta.

Si pasojë e lëkundjeve, më shumë se 100 persona u paraqitën në spitale për të marrë ndihmë mjekësore e shumë ndërtesa u shkatërruan duke bërë që shumë qytetarë ta kalonin natën jashtë.

Ndërkohë, janë publikuar edhe shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e forta të tokës nga tërmeti me magnitudë 5.8 pasditen e së shtunës.

Sipas kreut të Emergjencave Civile, Haki Çako, si pasojë e dridhjeve të tokës janë 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht.

Ai u shpreh për News 24:

Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete."

Situata paraqitet më problematike në një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar pothuajse tërsish.

Nga fotot edhe videot e shumta të publikuara deri më tani mund të shihen pasojat shkatërruese të tërmetit të së shtunës. Mure të krisura, suva të rrëzuara, makina të shkatërruara, orëndi shtëpiake të rrëzuara në tokë e etj. Por ka pasur dhe shumë qytetarë që janë lënduar në panik e sipër ndërkohë që përpiqeshin të largoheshin nga ambientet e mbyllura.

Një prej tyre madje përfundoi me lëndime serioze në shtyllën kurrizore pasi ishte hedhur nga dritarja.

Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur lëkundje të forta, ndërsa sipas sizmologëve pritet që 'pasgoditjet' të jenë gjithnjë e më të lehta derisa të shuhen tërësisht.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit