Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Mamurras-Milot pranë kryqëzimit të Patokut.
Një autoveturë njoftohet të ketë dalë nga rruga dhe është përplasur me një masiv betoni. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 4 persona që ndodheshin në mjet.
Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Traumës ndërsa thuhet se janë anëtarë të një familjeje.
Paraprakisht, dyshohet që drejtuesi i mjetit ishte i përgjumur. Policia nuk i ka bërë publike ende emrat e të aksidentuarve.