Gazetarja rrëfen tmerrin: Prisnim kryeministrin, isha në spital kur mbërriti i plagosur i forti i Niklës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.09.2019, 13:30

Tërmetet e fortë dhe të njëpasnjëshëm, morën dje gjithë vëmendjen e medias apo institucioneve të tjera. Teksa të gjithë ishin të paralajmëruar për lëkundje të tjera, një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Nikël të Krujës.

Një atentat i mori jetën një gruje dhe plagosi rëndë nipin e saj. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në spital ishte e pranishme edhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e cila po priste vizitën e kryeministrit për të lënduarit nga tërmeti.

Por, ngjarjet devijuan ndryshe. Në spital mbërrin i plagosur Mariglen Haka dhe pak më vonë halla e tij, e cila për shkak të plumbave të marrë, ka ndërruar jetë.Transporti i tyre është kryer me makina luksoze, ndërsa, edhe për shkak të kësaj ngjarjeje, kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën.

Klodiana Lala e përshkruan situatën në spital me detaje:

Ora 23:30 e së shtunës. Po prisja në derën e spitalit të Traumës ardhjen e kryeministrit per te vizituar të lënduarit nga tërmeti që goditi vendin. Papritmas në spital mbërrin një makinë luksoze. Me të ishte trasportuar një i plagosur. Mësova në pak minuta se ishte Mariglen Haka, i forti i Nikles. Një personazh problematik në botën e krimit për shkak të krimeve të rënda ku është përfshirë ndër vite. Djemtë që e shoqëronin ishin të irrituar. Bërtisnin, shanin, betoheshin për hakmarrje. Policia mezi po i mbante nën kontroll. Na informuan në këto momente se kryeministri e anuloi vizitën. Po prisja të mësoja diçka më shumë për atentatin ndaj Hakës në derën e shtëpisë se tij ne fshatin ZEZE, kur mbërriti e plagosur rëndë edhe halla e tij. Gruaja ndërroi jetë në pak minuta. Tmerr, nje grua e pafajshme vritet në atentat dhe pyetja është: sa do te vijojë e gjitha kjo? U largova nga Trauma duke u shkëmbyer me makinat e Forcave Speciale që morën në ruajtje Mareglen Haken. Ora shënonte 00.35 minuta!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit