Tërmetet përveç frikës dhe ankthit krijojnë edhe situata komike. Shumë video të kapura nga kamera sigurie në momentin e lëkundjeve janë bërë virale në rrjetet sociale duke harruar kështu disi momentet e vështira që kaluam.
Një video interesante është filmuar edhe në një nga maternitetet e Tiranës.
Një grup infermieresh kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kaluar kaosin dhe frikën që shkaktuan tërmetet pasditen e djeshme.
Ato ndodheshin në maternitet pranë nënave të reja ose atyre që presin të bëhen nëna, e për të larguar vëmendjen e këtyre të fundit nga frika dhe ajo çfarë po ndodhte, kanë zgjedhur të kërcejnë:
Mjekja Anila Dokle shkruan: