JOQ Albania
Home

Tronditet stoli i Zidane, Allegri gati të marrë drejtimin e Real Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/09/2019 9:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata te Real Madridi nuk është aspak e mirë. Starti jo i mirë në këtë fillim sezoni si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, ka bërë që presioni të rritet maksimalisht mbi trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Kaq ka mjaftuar që mediat spanjolle të fillojnë të përmendin disa emra si zëvendësues potencialë të Zidane. Mes tyre, bie në sy edhe emri i ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit, Masimiliano Allegrit.

Sipas ‘Marca’, ‘Los Blancos’, Allegri është një nga emrat që mund të marrë drejtimin e skuadrës madrilene. 52 vjeçari ishte lidhur me një kalim të mundshëm në Madrid edhe para se Zidane të rikthehej në stolin e skuadrës.

Duhet pasur parasysh se Real Madrid fillimisht do të ketë vështirësi me shkarkimin e Zidane, pasi mund t’i kushtojë rreth 80 milionë euro, por gjithsesi, një ndryshim i madh, po mendohet seriozosht në Madrid.