JOQ Albania
Home

Dhjetë gra nga e njëjta familje kanë luftuar me kancerin e gjirit dhe e kanë mundur me sukses
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/09/2019 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhjetë gra nga e njëjta familje që e kanë fituar luftën me kancerin e gjirit po festojnë duke nxjerrë një kalendar.

Të dhjeta gratë janë mes moshës 47 dhe 81-vjeçare.

E para që u diagnostikua ishte 78-vjeçarja Joyce Waite e cila e mori vesh për sëmundjen e rëndë në viti 2002. Më pas kunatat e saj dhe vajzat patën të njëjtin fat.

Pas 15 vitesh, e gjithë situata mori fund kur partnerja e nipit të Joyce-s, bëri një operacion për heqjen e gjinjve në vitin 2017.

Organizuesja e kalendarit, 55-vjeçarja Vanessa Haw u shpreh:

Edhe në ditët më të zeza, ne e dinim që kishte jetë, kishte shpresë."

Ndërsa një nga të prekurat e tjera, Vanessa, tha:

Fakti që 10 prej nesh po kalonin të njëjtën situatë ka qenë një ndihmë e madhe. Kemi qenë aty për njëra-tjetrën. Të gjitha e luftuam kancerin si familje dhe fakti që i ndamë eksperiencat me njëra-tjetrën na ndihmoi shumë."

Sipas statistikave rreth 270,000 gra amerikane e 55,200 gra angleze diagnostikohen me kancer gjiri çdo vit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/