JOQ Albania
Home

U zgjua me dhimbje të tmerrshme koke, 49-vjeçarja zbulon se i kanë mbetur vetëm disa javë jetë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/09/2019 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 49-vjeçare u zgjua me një dhimbje të tmerrshme koke dhe zbuloi se, për fat të keq, i kishin mbetur vetëm disa javë për te jetuar.

Samantha Last, një blogere e njohur nga Anglia, u zgjua në 2 të mëngjesit me dhimbje migrene të martën dhe disa orë më vonë u diagnostikua me një kancer agresiv në tru.

Disa ditë më vonë ajo mori vesh nga mjekët se kaceri ishte i pashërueshëm dhe se nuk kishte mjekim të disponueshëm që mund t’i zgjaste sadopak jetën. Që nga koha që u diagnostikua gjendja e Samantha-s është përkeqsuar ndërsa bashkëshorti i saj ka thënë për mediat se i kanë mbetur vetëm 4 javë jetë.

Nisur nga gjendja e keqe shëndetësore, Last ka filmuar një video prekëse ku thotë fjalët e lamtumirës për 15,000 ndjekësit e saj.

Me lot në sy ajo thotë:

Ka qenë e mahnitshme si eksperiencë. E kam dashur çdo sekondë. Situata nuk do të rregullohet. Po mundohem ta pranoj, por nuk mundem më.."

Videoja 8 minutëshe është parë më shumë se 75,000 herë deri tani.

Samantha ka 30 vite e martuar me bashkëshortin e saj David dhe është nënë e katër fëmijëve, Danny, 29, Jasmine, 27, Ebony, 23, and Brandon, 21.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/