JOQ Albania
Home

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja pse nuk duhet t’i përdorni kurrë karikuesit e të tjerëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/09/2019 8:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajme të këqija për personat që marrin ‘borxh’ karikuesit e të tjerëve për të rimbushur celularin.

Ekspertët e sigurisë këshillojnë se e mira do të ishte të mos përdorni karikuesit e personave që nuk i njihni.

Si duket ky veprim nuk këshillohet të bëhet, edhe pse të gjithëve mund të na ndodhë të jemi në situata emergjente. Ekspertët këshillojnë që t’i ruani fishat e karikuesve njëlloj si fjalëkalimet.

Charles Henderson, drejton një skuadër hakerash të cilët paguhen nga klientët e tyre për të thyer sisteme e tyre kompjuterike në mënyrë që të zbulojnë nëse kanë të meta në sistem.

Duke folur për Forbes, Henderson u shpreh:

Janë disa gjëra në jetë që thjesht nuk duhen marrë borxh. Nëse ti je duke udhëtuar dhe ke harruar që të marrësh të brendshme me vere, zakonisht nuk do ua kërkosh borxh personave që po udhëtojnë me ty. Ti do shkosh në një dyqan dhe do blesh një palë të reja."

Eksperti i sigurisë shpjegoi më tej se hakerat kanë gjetur mënyra për të manipuluar kabujt e karikuesve për qëllime të këqija si ‘pushtimi’ i celularit apo kompjuterit tuaj.

Edhe pse për momentin kabujt e hakuar të karikuesve nuk janë shumë të përhapur, Henderson thotë që së shpejti mund të jenë një shqetësim serioz.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/