"Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” iu drejtuan Presidentit te Grupit Balfin, Z. Samir Mane, duke i kërkuar një shtëpi të re për këtë familje. Reagimi i Z. Mane qe i menjëhershëm dhe nëpërmjet Tirana Bank, që është pjesë e Grupit Balfin, familjes Poka iu dhurua një shtëpi tërësisht e re në Golem, e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, të gjitha të reja.
Momenti i hyrjes së familjes Poka në shtëpinë e tyre të re qe tepër prekës dhe u shoqërua nga lot gëzimi. Gjithashtu punonjësit e Tirana Bank morën masa që të dhuronin vullnetarisht mjaft të mira materiale për familjen Poka.
Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa, i cili vajti për t’i dorëzuar apartamentin dhuratë familjes Poka, shprehu vullnetin dhe iniciativën e Z. Mane për të qenë sa më afër kësaj familje në nevojë dhe i uroi anëtarëve të saj një jetesë të re më të begatë.
Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë. Janë tashmë disa shtëpi që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga fillimi duke ndryshuar tërësisht jetën e familjarëve që jetojnë në to.
Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 37 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm një pjesë e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera.
Shënim: Ky është një artikull i sponsorizuar nga Tirana Bank.