JOQ Albania
Home

Pasi “futi” Shqipërinë në BE, Rama “feston” fitoren me reperin problematik
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa ditësh në Gjermani, ku është takuar me kancelaren Angela Merkel për “punë shteti”. Rama ka shkuar në Gjermani për të bindur vendet skeptike që t’i thonë “po” aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

E me sa duket, pasi i ka plotësuar detyrat e tij dhe e ka fjetur mendjen për futjen e vendit tonë në BE, kryeministri ka dalë për të festuar arritjet (mbase dhe imagjinare, ku i dihet?!) me personazhe të njohur të ekranit.

Risultati immagini per edi rama, gjermani

Ai është takuar me Mozzik, një prej reperëve më në zë në Shqipëri dhe mjaft i dashur nga publiku e veçanërisht nga të rinjtë. Se çfarë e lidh kreun e qeverisë me Mozzik, ne nuk e dimë, ama nga fotoja e publikuar nga këngëtari, duket se të dy janë duke kaluar mirë.

Selfien e ka shkrepur Kryeministri, ndërsa në fytyrë ka stampuar buzëqeshjen e përhershme. Kujtojmë se Mozzik është bashkëshorti i Loredanës, një tjetër repere që ndan jetën mes Kosovës e Gjermanisë, e cila u arrestua e më pas u lirua pak kohë më parë, nën akuzën e mashtrimit nga një çift gjerman.

Risultati immagini per edi rama selfie

Ndërkaq, edhe Mozzik nuk është më i “pafajshëm” dhe më pak problematik se e shoqja. Ai ka një të shkuar të errët dhe është një emër jo pak i njohur për policinë.

Por, të tilla detaje nuk i interesojnë kreut të qeverisë, i cili duket se është ende euforik për “futjen e Shqipërisë në BE”, realizuar nga “Rilindja”!

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/