JOQ Albania
Home

E pritën 25 mijë tifozë në aeroport, Falkao ja u shpërblen në mënyrë perfekte
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/09/2019 22:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një transferim i bujshëm në këtë merkato vere, ishte edhe transferimi i Radamel Falkaos te turqit e Gallatasarait.

Menjëherë sapo zbarkoi në Stamboll, futbollisti kolumbian u prit si hero nga tifozët e Gallatasarait.

Plot 25 mijë tifozë të Gallatës shkuan në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen bomberit 33-vjeçar.

Falkao ua ka shpërblyer më së miri këtë respekt tifozëve të skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në debutim.

Kolumbiani kaloi në avantazh Gallatasarain në minutën e 38-të në sfidën e sotme ndaj Kasipasha.

I ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit, Falkao arriti të tundte rrjetën duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën turke.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/