E zbulon miku i Sarrit: Nëna nuk i foli me gojë se zgjodhi Juventusin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.09.2019, 16:57

Ardhja e Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit ka sjellë shumë reagime. Tifozët e Napolit nuk e kanë kapërdirë dot faktin që ai zgjodhi rivalët e tyre.

Megjithatë, për Sarrin nuk ka pasur hatërmbetje vetëm nga tifozët, por edhe nga familjarët e tij. Konkretisht, nëna nuk i ka folur me gojë për disa kohë pasi mori këtë vendim.

Këtë fakt e zbulon për mediat italiane, Aurelio Virgili, i cili ka një miqësi të ngushtë me Maurizio Sarrin dhe është djali i një ish-futbollisti të Fiorentinës.

Gjithashtu, gjatë intervistës së tij, Aurelio ka zbuluar edhe premtimin që Sarri i ka bërë, duke i dhënë fjalën se në fund të karrierës së tij do të trajnojë falas klubin e Fiorentinës.

Ai u shpreh:

Sarri do bëjë një punë të mirë te juventusi pasi është i zoti. Ai më ka premtuar se në fundin e karrierës do drejtojë falas Fiorentinën. Unë nuk u zemërova që shkoi te Juventusi, por dëgjova që nëna e tij nuk i foli me gojë kur mësoi se kishte firmosur me bardhezinjtë."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit