JOQ Albania
Home

Mjekët u dhanë vetëm 5% shanse që të mbijetonin, binjakët shpëtojnë për mrekulli pas operacionit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 17:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 22-vjeçare ka treguar sesi mjekët i dhanë vetëm 5-10% shanse mbijetese fëmijëve të saj ndërsa sot ata janë shëndoshë e mirë.

Harriet Alderman ishte 22-javëshe shtatzënë kur mori lajmin e keq se binjakët që kishte në bark kishin një problem të rëndë shëndetësor. Dy binjakët kishin një problem shëndetësor që ndalonte qarkullimin e gjakut mes të dyve.

Kështu, mjekët e informuan Harriet-in dhe të dashurin e saj Jeffrey Zani se binjakët kishin vetëm 5-10% shanse që të mbijetonin.

Situata mund të ndryshonte vetëm nëse ndërhyej ndërkohë që fëmijët ishin në bark.

E shqetësuar për jetën e fëmijëve, e reja iu nënshtrua operacionit të vështirë edhe pse mjekët e paralajmëruan se mund të shfaqeshin probleme rrugës.

Për fat të mirë, binjakët Hugo dhe Hayze Zani e sfiduan fatin dhe erdhën në jetë më 23 korrik kur ishin 33-javësh. Pas 10 ditësh ata u nxorën nga spitali dhe sot janë të shëndetshëm.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/