JOQ Albania
Home

Befasia e “France Football”, Hysaj përkrah Ronaldos në formacionin e më të mirëve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/09/2019 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka zhvilluar një ndeshje perfekte ndaj Islandës ku kuqezinjtë fituan 4-2, madje shkodrani ishte edhe autor i njërit nga golat.

Paraqitja e mirë e lojtarit të Napolit është shpërblyer nga revista prestigjoze franceze, "France Football".

Këta të fundit e kanë vendosur Hysajn në krahun e djathtë të prapavijës të një rreshtimi 4-1-4-1.

Në formacion ka shumë emra të njohur duke filluar nga mbrojtësi Lengle i Francës, mesfushorët De Bryjn e Sanço, e për të vazhduar me Kristiano Ronaldon i cili ishte i pandalshëm në ndeshjen e fundit të përfaqësueses së tij.

Ja formacioni i plotë:

Formacioni: Gomes (Andorra); Hysaj (Shqipëri), Lengle (Francë), Dragoviç (Austri), Halsterberg (Gjermani); Barella (Itali); De Bryjn (Belgjikë), Sanço (Angli), Mkhitarian (Armeni), Salanoviç (Lihtenshtejn); Ronaldo (Portugali).

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/