JOQ Albania
Home

Puthja pasionante që po “çmend” rrjetin, këngëtarët e njohur konfirmojnë romancën e tyre
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/09/2019 22:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë këngëtarët më të përfolur të momentit në mediat rozë.

Rreth tre muaj pasi publikuan hitin e verës "Senorita", Shawn dhe Camila zbuluan se janë në një romancë të vërtetë.

Një gjë e tillë u konfirmua nga vetë këngëtari, i cili ka shpërdarë një video që po çmend rrjetin në Instagramin e tij.

Shawn dhe Camila shfaqen në video duke shkëmbyer puthje pasionante mes tyre.

Video është bërë mjaft virale në rrjet duke marrë mbi 15 milionë shikime në më pak se 15 orë nga publikimi i saj.

Para se të jepnin puthjen pasionante, Shawn dëgjohet të thotë:

Kemi parë në Twitter dhe vende të tjera që ju komentoni shumë mënyrën se si ne puthemi. E di që ju duket e çuditshme dhe mendoni se puthemi si peshq…Prandaj donim t’ju tregonim se si puthemi ne vërtet!”

Projekti i tyre muzikor "Senorita" ka marrë mbi 583 milionë shikime në YouTube dhe është dëgjuar kudo gjatë stinës së verës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/