JOQ Albania
Home

Mjekët bëjnë një gabim gjatë operacionit, 17-vjeçares ia heqin gishtin nga këmba e ia venë në dorë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 15:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për faj të një pakujdesie nga ana e mjekëve, një adoleshente ka përfunduar me gishtin e këmbës tek dora.

Britney Thomas, e cila atëherë ishte vetëm 17-vjeçe, shkoi në spital për disa qepje pasi kishte lënduar gishtin e madh të dorës. Por, pasi e ekzaminuam mjekët dolën në përfundimin se ajo kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjatë procedurës, mjekët kishin harruar që t’i hiqnin nga gishti një pajisje që përdoret për të kufizuar presionin e gjakut gjatë ndërhyrjes.

Kështu, Britney-t ia fashuan gishtin dhe e dërguan në shtëpi, po ajo e dinte që diçka nuk po shkonte mirë pasi dhimbja që kishte në dorë ishte, sipas saj, e paimagjinueshme.

Pas 5 ditësh ajo shkoi në spital me urgjencë dhe aty mjekët zbuluan se çfarë kishin bërë.

Më pas Britney u fut sërish në sallën e operimit ndërkohë që nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë për gishtin e madh të dorës.

Kirurgët ia hoqën pjesën e dëmtuar, dhe për ta zëvendësuar i hoqën gishtin e madh të këmbës dhe ia vendosën në dorë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/