JOQ Albania
Home

Roberti e ka harruar totalisht Norën, zbulohet se cila është vajza seksi që ka një vit i lidhur
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/09/2019 18:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që nga dita që Robert Berisha njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se martesa e tij me Nora Istrefin kishte marrë fund, ata të dy kanë qenë kryefjala e mediave rozë.

Së fundmi ai që është vënë në qendër të vëmendjes është Roberti, pasi në rrjet po qarkullon disa foto, ku ai shfaqet pranë një vajze.

Mesa duket ai ka zgjedhur bregdetin turk për të pushuar disa ditë. Dhe në fotot e publikuara nga "prive.al”, dallohet se ai është i ulur në një tavolinë dhe se pranë tij është edhe një vajzë, e cila thuhet se është e dashura e re e Roberti.

Kurse pas daljes së fotove gazeta "blic" ka shkruar se vajza në fjalë quhet  Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në New York dhe se ata kanë një vit që janë të lidhur bashkë.

Edhe vetë Jessica ka publikuar foto në "InstaStoryn" e saj nga Turqia. Kujtojmë këtu se kur Roberti dha lajmin se ishte ndarë nga Nora, ai tha se do i ishte gjithmonë borxhli sepse ajo solli në jetëReneen, vajzën e tyre të vetme.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/