Odise Roshi ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në fushë mbrëmjen e sotme në fitoren 4-2 ndaj Islandës.
Futja e tij në fushë i dha freski ekipi, madje futbollisti fierak shënoi edhe golin e avantazhit kur ndeshja ishte 2-2.
Pas ndeshjes, Roshi lëshoi disa "thumbime" duke deklaruar se golin ia dedikonte atyre që nuk kuptojnë nga futbolli.
Ai u shpreh:
Jam shumë i gëzuar për golin dhe fitoren. Ishte ndeshje e madhe sepse bëmë paraqitje të mirë dhe duhet të shohim para. Gjesti i heshtjes pas golit? E bëra për ata njerëz që kritikojnë aty ku nuk duhet dhe duhet të mbështesin skuadrën si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Nuk e kam me specialistët pasi ata kritikojnë ku duhet por e kam me njerëz që nuk e kuptojnë futbollin. Nuk shava as ofendova njeri. Kemi fuqi për të parë shumë lart."