Fitore e madhe për kombëtaren shqiptare. Futbollistët e drejtuar nga Edi Reja kanë mundur sonte në Elbasan Arena Islandën me rezultatin 4-2 duke marrë një triumf të rëndësishëm.
Golat e Dermakut, Hysajt, Roshit dhe Cikalleshit i dhanë fitoren e madhe kuqezinjve, që tashmë besojnë ende te kualifikimi në Europian.
Kur ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 2-2, saktësisht në minutat 79 dhe 83, Shqipëria shënon dy gola të shpejtë duke e çuar rezultatin në 4-2 i cili ishte edhe përfundimtari.