JOQ Albania
Home

Soreca zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, xhiro me skaf krah partneres elegante
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/09/2019 18:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa jemi në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike në vend, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zgjedhur që të kalojë disa ditë relaksi në bregdetin shqiptar.

Ai është fotografuar së bashku me partneren e tij, që duket mjaft elegante, teksa bënin xhiro me skaf në jug të Shqipërisë.

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga "Panorama", Soreca dhe partnerja e tij shfaqen mjaft sportivë.

Ashtu siç ndodh zakonisht me italianët, edhe Soreca duket se është ambientuar shumë shpejt me vendin tonë.

Kujtojmë këtu se Soreca ka punuar prej disa vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Ai është njohës i mirë i çështjeve të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.

Më parë ai ka qenë drejtor i Sigurisë në Komisionin Europian, ndërkohë që ka punuar edhe me agjencitë e njohura ligjzbatuese në BE si Europol dhe Cepol.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/