I zhvati 53 milionë lekë drejtorit të Postës, lirohet nga qelia mashtruesja e pazakontë me 7 adresa “Facebook-u”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.09.2019, 23:04

Thuajse dy vite më parë, historia e saj pushtoi të gjitha mediat në vend, duke shkaktuar edhe reagime të shumta në opinionin publik për faktin se si arriti ti zhvasë 53 milionë euro drejtorit të Postës në Manzë të Durrësit.

Po flasim për 29-vjeçaren nga Manza, Enertila Beqja, e cila futi në kurth Bajrush Ahmetin duke përdorur rreth 7 adresa falso në rrjetin social "Facebook", ku hiqej si biznesmene.

Ajo është liruar nga qelia me kusht, për shkak se ka dy prindër të sëmurë dhe të paralizuar dhe e ka të nevojshme t'ju qëndrojë pranë, duke u kujdesur për ta fizikisht dhe financiarisht.

Vendimi për lirimin e vajzës nga Durrësi u dha nga gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, në fund të muajit korrik 2019, ndërsa kishte për të kryer edhe 9 muaj burg.

Beqja ka depozituar në gjykatë edhe një kontratë pune me një Bar-Restorant në Durrës, ku ajo do të punësohet si sanitare, për të bindur gjyqtarin Hoxha.

Kërkesa e saj është pranuar nga gjykata e cila vendosi që Enertila Beqja ti falte 9 muaj e 1 ditë burgim, me kushtin që ajo të punësohet si pastruese pranë këtij restoranti dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit Enertila Beqja mashtronte djemtë e rinj, duke u prezantuar në Facebook si superfemër, pasi e iMprovizonte dhe me fotografi të rreme dhe të shkarkuara nga interneti.

Djemve u premtonte martesë, por më parë u vinte kushte të forta që për një takim me këtë superfemër ata duhet të paguanin apo të jepnin diçka materiale. Ajo maskohej pas 7 profileve të rremë në Facebook, duke mashtruar persona të ndryshëm.

Një ndër profilet e saj të hapura ishte dhe një me emrin e këngëtarit të njohur “Aleksandër Gjoka”, duke vijuar më pas me “Elona Gjoka”, “Agim Gjoka”, “Eli Eli”,Enertila Beqja (Enertila) etj.

Viktima e saj, Bajrush Ahmeti, ka qenë i hipnotizuar totalisht nga bisedat që bënte me vajzën me emrin “Elona Gjoka” që në fakt ishte Enertila Beqja, të cilës i ka blerë në total 58 dhurata me vlerë të konsiderueshme, që përllogaritet deri në 53 milion lekë të vjetra.

Nga kjo histori mashtrimi, Ahmeti ka mundur të marrë mbrapsht vetëm 10 milion lekë të vjetra, por kur ka kërkuar 5 mijë euro, ai është kërcënuar me vrasje. Janë plot 58 sende me vlerë dhe dhuratat e ndryshme, që 30-vjeçari kishte blerë dhe më pas ja dorëzonte të dashurës së tij imagjinare, që bisedonte në “FB”, shkruan "Shqiptarja.com". Kjo histori dashurie virtuale nuk ka shpëtuar pa pasoja të dëmtuarin e kësaj ngjarje

Blerjet e çuditshme Bajrush Ahmetaj me origjinë nga Hasi jeton në një banesë tre katëshe në fshatin Perlat të Sukthit, ndërsa punonte në postë. Ai u bë i njohur, pasi shpenzoi rreth 53 milionë lekë të reja, për ti bërë qefin “nuses” së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer prej saj. Bajrush Ahmetaj i ka plotësuar të gjitha dëshirat gruas virtuale, duke i blerë dyshek “Dormeo”, tre qen, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona dhe shumë materiale të tjera, deri tek unaza dhe orë flori, me vlerë 2 milionë lekë.

I mobiloi shtëpinë bleu unaza 2 mln lekë Në muajin mars të vitit 2015, Bajrushin e ka marrë në telefon një numër privat ku i ka dalë një zë femre që i ka thënë se “…të njoh ty, që punon ke posta e Manzës…”. Pas dy ditësh i kishte bërë ftesë një adresë në facebook-un e tij me emrin Elona Gjoka. Ai e ka pranuar këtë adresë dhe ka vazhduar të komunikonte me të, ku ajo i ka thënë se ishte nga Manza dhe që jetonte në Itali me familjen e saj, por kishte ardhur me pushime në Manzë. Ajo e ka marrë në telefon me numrin 0665528XXX dhe 0688434XXX. Nga muaji shtator i vitit 2015, ajo i ka kërkuar një ndihmë që t’i blinte një palë divanë familjes së Myrteza Beqjas nga Manza dhe kallëzuesi i ka blerë në shumën 55.000 lekë të reja dhe ia ka dërguar familjes së Myrteza Beqjas. Në muajin nëntor të vitit 2015, ajo i ka kërkuar që t’i blinte tri dyer druri për familjen e Myrteza Beqjas dhe ai ka shkuar dhe i ka blerë te “Megatek”, në shumën 34.000 lekë dhe i ka dërguar në shtëpi.

Pas disa kohësh ajo i ka thënë për disa bizhuteri floriri për t’ia blerë me pretendimin se do të bënin fejesën rreth Vitit të Ri 2016 dhe ai i ka blerë dy unaza floriri në shumën rreth 30.000 lekë të reja dhe orë, varëse, vëthë floriri në shumën rreth 80.000 lekë të reja,të cilat i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas. Gjatë komunikimeve nga muaji mars i vitit 2016, ajo i ka kërkuar që t’i blinte unaza floriri për familjen e tyre, Myrteza, Emine dhe Enertila Beqja. Ai ka shkuar në Durrës, pranë argjendari “Kapedani”, ku ka blerë dy unaza floriri, dy varëse dhe një orë në shumën rreth 200.000 lekë dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Po gjatë kësaj periudhe, ajo i ka kërkuar që të blinte dhe gjëra të tjera si pllaka shtrimi, minibar, kundërbufe, perde, dhomë gjumi, tapete, tavolinë kuzhine së bashku me gjashtë karrige, dy krevate druri të vegjël, dyshekë “Dormeo”, televizor i markës “Sony” dhe dy të markës “LG”, aparat digitalb “HD”, lavatriçe, frigorifer, një pistë vrapimi, 36 m2 parket laminat për shtresë dhe t’ia kompletonte të gjithë shtëpinë. Ai ka rënë dakord të shkonte në dyqane dhe në bazë të fotografive që ky ia ka dërguar në facebook, ato që i kanë pëlqyer i ka blerë dhe ia ka dërguar. Të gjithë artikujt kanë qenë në vlerën rreth 400.000 lekë të reja.

Kanarina e Papagaj Po kështu ka blerë dhe ka dërguar te banesa e Myrteza Beqjas edhe tre qen, disa zogj Kanarina dhe Papagaj, së bashku me kafazet, si dhe dy qengja, një këndore me kolltukë, një kolltuk tek, një tavolinë së bashku me karrige plastike që rrinë jashtë në verandë.

Marja e shumës prej 10 mijë euro Gjatë vitit 2016 shtetasja e paraqitur me emrin Elona i ka kërkuar shuma të ndryshme nga 200 deri në 1.000 euro, të cilat kallëzuesi Bajrush Ahmati ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas, shuma të cilat shkojnë rreth 10.000 euro. Më pas i ka kërkuar që t’i blinte sende shtëpiake të ndryshme si sobë drush, tuba shkarkimi, katër topa katroma për izolimin e shtëpisë, 30 metra linearë tub për kanalet e ujërave të zeza etj., të cilat ky i ka blerë dhe vlera e tyre ishte rreth 80.000 lekë dhe ia ka dërguar në shtëpinë e Myrteza Beqjas.

Dy milion lekë për djalin e sëmurë Më pas shtetasja e prezantuar me emrin Elona i ka kërkuar ndihmë për djalin e sëmurë të vëllait dhe kallëzuesi i ka dërguar rreth 200.000 lekë. Elona i ka kërkuar që t’i blinte dy aparate telefoni Samsung dhe dy aparate telefoni “Iphon-6” dhe “Iphon-7+”, si dhuratë për fejesë. Ky i ka blerë telefonat me një vlerë që shkonte rreth 360.000 lekë. Elona i ka kërkuar disa pajisje shtëpiake si enë kuzhine, lavastovilje, frigorifer, televizor si dhe disa pajisje për kozmetikë, ku vlera e tyre arrinte rreth 500.000 lekë dhe të gjitha këto i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Dhënia e 6 mijë eurove Në muajin korrik të vitit 2017, me të dëmtuarin Bajrush ka komunikuar një bashkëpunëtor i shtetases së prezantuar me emrin Elona (që prezantohej si i ati), i cili i ka kërkuar një shumë prej 5.000 eurosh dhe ky ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas dhe pas disa ditësh ai i ka kërkuar edhe 1.000 euro të tjera, të cilat ia ka dërguar po te kjo shtëpi. Gjatë korrikut të vitit 2017, ata i kanë kërkuar që të blinte një qen, një “Iphon 7+”, disa kanarina, si dhe ushqim për to, një palë divane të tjera si dhe një motor për Myrteza Beqjan, për të cilin i ka dërguar edhe kopjen e kartës së identitetit. Të gjitha këto i ka blerë në shumën rreth 300.000 lekë të reja dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Lista e dhuratave të bëra

1. Divanë 55.000 lekë të reja 2. Tri dyer druri 34.000 lekë të reja 3. dy unaza floriri 30.000 lekë të reja 4. Orë Floriri 5. Varëse floriri 6. Vëthë floriri 80.000 lekë të reja 7. Dy unaza floriri për prindërit 8. Dy varëse për prindërit 9. Një orë në shumën rreth 200.000 lekë 10. Pllaka shtrimi 11. Minibar 12. Kundërbufe 13. Perde për dritare 14. Dhomë gjumi 15. Ambazhurë 16. Tapete 17. Tavolinë kuzhine 18. Gjashtë karrige 19. Dy krevatë druri të vegjël 20. Dyshekë “Dormeo”, 21. Televizor i markës “Sony” 22. Dy Tv të markës “LG” 23. Aparat digitalb “HD” 24. Lavatriçe 25. Frigorifer 26. Pistë vrapimi 27. 36 m2 parket laminat 28. Tre qen 29. Disa zogj Kanarina 30. Ushqimin për to 31. Dy Papagaj 32. Dy kafazë 33. Dy qengja 34. Një këndore me kolltukë 35. Një kolltuk tek 36. Një tavolinë së bashku me karrige plastike 37. 200.000 lekë për nipin e sëmurë 38. Telefoni “Iphon-6” 39. Telefoni “Iphon-7+” 40. Dhurata të tjera për fejesë. 41. Enë kuzhine 42. Lavastovilje 43. Frigorifer 44. Televizor 45. Pajisje për kozmetikë 46. 200.000 lekë për nipin e sëmurë 47. Telefoni “Iphon-6” 48. Telefoni “Iphon-7+” 49. Dhurata për fejesë. 50. Enë kuzhine 51. Lavastovilje 52. Frigorifer 53. Televizor 54. Pajisje për kozmetikë 55. 5.000 euro 56. 1 mijë euro të tjera 57. Një palë divane të tjera 58. Një motor për Myrteza Beqjan 59. I ka marrë mbrapsht 10 mln lek

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit