JOQ Albania
Home

Sëmundja e rëndë e lidhur me cigaret elektronike, një tjetër adoleshente përfundon në koma
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/08/2019 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshente ka hyrë në koma pas dëmeve që iu shkaktuan në mushkëri nga cigaret elektronike.

Ndërkohë që rastet e rënda të sëmundjeve të mushkërive shtohen dita ditës, sipas mjekëve vajza prej vitesh tymoste cigare elektronike.

Maddie Nelson, nga Utah, SHBA, u dërgua në spital me urgjencë më herët gjatë këtij viti pasi filloi të kishte dhimbje shpine dhe të vjella.

Më tej, mjekët e lidhën 18-vjeçaren më ventilatorë që i mundësonin frymëmarrjen dhe pasi situata u përkeqësua më shumë ajo përfundoi në koma për tre ditë.

Mjekët e diagnostikuan Maddie-n me ‘eosinophilic pneumonia’, një sëmundje e rënë e shkaktuar nga ‘ndërtimi’ i qelizave të bardha në mushkëri.

Tashmë që gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, adoleshentja i ka paralajmëruar njerëzit për rreziqet e cigareve elektronike.

Muajt e fundit në SHBA po regjistrohen raste të sëmundjeve të rënda të mushkrive që besohet të jenë shkaktuar nga cigaret elektronike.

Maddie Nelson kishte tre vite që tymoste çdo ditë derisa përfundoi në spital.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/