Nëse keni dëshiruar gjithmonë që të keni një makinë që është pothuajse e padukshme gjatë natës, seria e re e BMW X6 mund të jetë e duhura.
Kjo makinë është e lyer me ngjyrën më të zezë në botë dhe duket pothuajse sikur vjen nga ndonjë ‘planet’ tjetër.
Super ‘bisha’ e BMW, e cila do të prezantohet në shtator në ‘Frankfurt Motor Show’, është i vetmi automjet në botë që është lyer me këtë ‘hije’ të të zezës, të quajtur Vantablack VBx2.
Boja, e cila u krijua fillimisht për mjete fluturuese nga Surrey NanoSystems, thith deri në 99,96 për qind të dritës së dukshme, kjo do të thotë që syri i njeriut nuk mund t’i identifikojë konturet e automjetit.
Pra, praktikisht kjo makinë do të duket si dy-dimensionale.
Ben Jensen, themeluesi i Surrey NanoSystems dhe shpikësi i ngjyrës ‘Vantablack’u shpreh:
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/