JOQ Albania
Home

‘Mendoja se isha e çmendur’, kjo është 32-vjeçarja që mund të dëgjojë gjakun kur i lëviz në vena
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/08/2019 9:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 32-vjeçare ka treguar se si kurrë nuk ka pasur një moment qetësie si pasojë e një problemi që ka tek të dy veshët.

Që e vogël Gemma Cairns mund të dëgjonte gjakun që i lëvizte nëpër vena si dhe zhurmën që bënin sytë kur lëviznin.

Ajo mendonte se kjo ishte diçka normale derisa një ditë pyeti të ëmën dhe zbuloi se njerëzit e tjerë nuk mund ta ‘dëgjojnë’ organizmin.

Cairns shkoi në mjekë të ndryshëm edhe pse druhej se mund ta quanin të çmendur. Gjithsesi asnjë prej tyre nuk arriti t’i gjente zgjidhje.

Kur u shpërngul në Glasgow ajo gjeti një specialist që mundi ta ndihmonte. Gemma u diagnostikua me ‘dehiscence superiore e kanalit gjysmë-rrethor.’

Tashmë ajo ka bërë një ndërhyrje në një nga veshët dhe pret që t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në tetor me shpresën që më në fund do të gjejë disa çaste qetësie absolute

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/