JOQ Albania
Home

Në koma për 5 vite, bashkëshortja u kujdes për të ditë e natë duke bërë vetëm 3 orë gjumë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/08/2019 0:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë është zgjuar nga koma pas 5 vitesh ndërsa gruaja e tij gjatë gjithë kësaj kohë nuk ju nda asnjë sekondë.

Li Zhihua nga Kina ra në koma pasi pësoi dëmtime të rënda në koka gjatë një aksidenti rrugor.

Motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një motor tjetër dhe mjekët i thanë gruas së tij se Li mund edhe të mos zgjohej kurrë.

Gjithsesi, ajo nuk u dorëzua kurrë. Që prej ditës që e mori në shtëpi u kujdes ditë e natë për të, duke i folur dhe duke i vënë në sfond këngët e tij të preferuara.

Bashkëshortja e Li u kujdes për të 20 orë në ditë për gati 2,000 ditë rresht duke e ushqyer dhe përfundoi duke humbur 10 kilogramë në peshë si rezultat.

Li u zgjua nga koma vitin e kaluar dhe thotë se edhe pse ai nuk mund të fliste, ishte plotësisht i vetëdijshëm për gjerat që e rrethonin dhe për sakrificën që e shoqja kishte bërë për të.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/