JOQ Albania
Home

Sëmundja ‘misterioze’ e lidhur me cigaret elektronike, adoleshenti në gjendje të rëndë në spital
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/08/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 17-vjeçar nga Amerika është shtruar në gjendje të rëndë në spital si pasojë e problemeve në mushkëri.

Mjekët besojnë se mushkëritë e bllokuara ia kishte shkaktuar tymosja e cigareve elektronike.

Tryston Zohfeld, nga Teksasi, shkoi në spital me urgjencë më 26 korrik, pasi mushkëritë që i kishte pasur të shëndetshme i ndaluan së funksionuari.

Pasi kaluan 10 ditë, gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej ndërsa mjekët e lidhën me një ventilator që e mbante gjallë.

Më pas Tryston-in iu bë një ekzaminim me rreze X dhe rezultoi se mushkrit i kishte tërësisht të bllokuara.

Mjekët i bënë çdo analizë të mundshme por mbetën pa asnjë përgjigje. Më pas një familjar i adoleshentit tha se ai tymoste rregullisht cigare elektronike dhe kjo u dha doktorëve dhe zgjidhjen.

Një sëmundje ‘misterioze’ e lidhur me cigaret elektronike po hetohet së fundmi në SHBA pasi qindra persona rezultojnë të sëmurë rëndë.

Deri më tani janë investiguar rreth 153 raste të sëmundjeve të rënda të mushkërive si pasojë e përdorimit të cigareve elektronike.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/