JOQ Albania
Home

E leu zonën intime me krem depilimi, 26-vjeçari përfundon në spital me djegie serioze
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/08/2019 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 26-vjeçar e presin disa javë të gjata në spital pasi është lënduar keq nga një krem depilimi.

William Bishop përfundoi  në spital pasi mori djegie të rënda nga përdorimi i një kremi për depilim.

Bishop vendosi që t’i hiqte qimet në zonën e tij delikate në rast se ‘ndodhte ndonjë gjë e mirë’ në takimin e parë që kishte me një vajzë.

Incidenti ndodhi më 27 korrik ndërsa William u tha mjekëve që kishte përdorur një krem për heqjen e qimeve në trup dhe në këmbë.

Por, si duket ai e kishte lënë kremin në lëkurë dy herë më gjatë seç rekomandohej në fletën e udhëzimit. Kjo bëri që 26-vjeçari të shkonte në spital me urgjencë ku u evidentua se kishte pësuar djegie të rënda.

Bishop-in, i cili mezi arrin të ecë, flejë apo të rrijë ulur, e presin edhe disa javë të mira në spital derisa të shërohet plotësisht.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/