JOQ Albania
Home

Rriten shpresat për kurimin e kancerit të gjirit, shkencëtarët gjejnë metodën e re të trajtimit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/08/2019 0:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grup studiuesish nga Universiteti i Baselit, Zvicër mund të kenë gjetur një kurë ndaj kancerit të gjirit.

Kërkuesit kanë mundur që të shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë duke i bërë ato të padëmshme. Në këtë mënyrë ndalohet edhe përhapja e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.

Për të arritur në këto rezultate, skuadra e shkencëtarëve bënë eksperimente te minjtë, të cilëve ju implantuan në një formë shumë agresive të kancerit të gjirit.

Kërkimi i tyre arriti në përfundimin se duke e trajtuar rastin me një ilaç për diabetin (rosiglitazone) dhe një që përdoret për trajtimin e kancerit (trametinib) mund të bëhet ndryshimi i qelizës.

Ky lloj kombinimi pengon në mënyrë efikase riprodhimin e qelizave kancerogjene, shpërndarjen dhe përhapjen e metastazave.

Procesi, që u quajt adipogenesis, shkaktoi dështimin e metastazës së qelizave kancerogjene vdekjeprurëse.

Skuadra e mjekëve shtoi se jo çdo qelizë u transformua në yndyrë, por qelizat e mbetura do të jenë shumë të lehta për t’u kuruar me trajtime si kimioterapia.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/