Pronari i Bar Restorant "Panoramës", Mihal Kokëdhima, ka dalë këtë të diel përpara Gjykatës së Vlorës, për t'u njohur me masën e sigurisë që do të merret ndaj tij.
Gjyqtare e çështjes është Esmeralda Habilaj, ndërsa prokuror Saimir Smaka.
Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim te pronës”.
Gjatë seancës, Kokëdhima komentoi edhe postimin e kryeministrit Rama në "Facebook", i cili e konsideroi atë "barbar që shkeli mbi kodin e mikpritjes".
Ai mësohet të ketë thënë:
Pamjet që u publikuan dje në media me protagonist Kokëdhimën tronditën mbarë opinionin publik, duke shkaktuar reagime të ashpra kundër tij.
Ai u hodh mbi kofanon e një furgoni ku udhëtonte një grup turistësh spanjollë dhe qëndroi mbi të 3 km rrugë në ecje, duke i tmerruar ata, teksa theu xhamin e mjetit dhe bërtiste me zë të lartë.