Policia Kufitare e Durrësit ka kapur në flagrancë drejtuesin e një kamioni.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për 35-vjeçarin M.P., banues në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi R.J. banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në pikën e dytë të kontrollit të kamionëve, edhe me ndihmën e qenit, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 55 kg "mall jeshil".
Lënda psikoaktive ishte fshehur në vende të ndryshme në kamion, ndërsa mësohet se destinacioni i saj ishte Italia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.